Krahasoje
Pyetje të shpeshta
Përgjigje të shkurtra për mënyrën se si punon platforma. Nëse nuk e gjeni përgjigjen, na shkruani.
Përditësuar më 3 nëntor 2026
- A shet Krahasoje produkte?
- Jo. Ne jemi platformë krahasimi. Blerja bëhet te dyqani që zgjidhni.
- A janë çmimet gjithmonë të sakta?
- I përditësojmë sa herë na vijnë të dhëna të reja nga dyqanet, por çmimi përfundimtar është ai që shfaq shitësi në momentin e blerjes. Nëse shihni një gabim, na e tregoni te «Raportoni gabim».
- Pse disa produkte nuk shfaqen?
- Katalogu publik tregon produkte që janë në stok dhe që krahasohen nga të paktën dy dyqane. Pjesët e vogla dhe aksesorët e lirë mund të fshihen që lista të mbetet e qartë.
- A paguaj për ta përdorur?
- Jo. Krahasimi për vizitorët është falas. Mund të na përkrahni vullnetarisht përmes «Përkrah».
- Si regjistrohet një dyqan?
- Hapni Regjistrohu dhe krijoni llogarinë e shitësit. Integrimet e plota (feed URL / API) janë të kufizuara gjatë fazës Beta.
- Ku e dërgoj një ankesë për një porosi?
- Te dyqani ku keni paguar. Ne nuk përpunojmë porositë, pagesat e mallrave, as kthimet. Për gabime në platformë na shkruani neve.
- Cilët dyqane krahasoni?
- Në katalog janë dyqane online që operojnë në Kosovë, përfshirë Gjirafa50, Neptun, Aztech, Buton, 75mall, Foleja dhe Startech24. Lista mund të rritet.
- A dërgohen produktet në Shqipëri?
- Krahasoje tregon çmime nga dyqane në Kosovë. Nëse një dyqan dërgon në Shqipëri, këtë e shihni te kushtet e atij dyqani — jo te ne.
- Në cilën monedhë janë çmimet?
- Çmimet shfaqen në euro (EUR), siç i publikojnë dyqanet.
Kontakt: kontakt@krahaso.com